Pas ndarjes së tyre të bujshme disa javë më parë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Pavarësiht se janë të ndarë, këngëtari është shprehur në intervista të ndryshme se ka një marrëdhënie të mirë me Norën, edhe për faktin se ajo është nëna e vajzës së tij, Renee.
Një ditë më parë, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku ka ekspozuar këmbët e gjata. Mesa duket ish-bashkëshorti nuk është përmbajtur dot dhe e ka pëlqyer pozën e saj, duke i habitur të gjithë me veprimin e tij.