Deputetja e LSI-së Nora Malaj në takimin e zhvilluar me banorët e Verrisë në Fier të cilët protestojnë kundër ndërtimit të inceneratorit ka deklaruar se firma nuk do të bëjë asgjë deri sa banorët të sqarohen, raporton ‘Fax News’. Malaj u ka thënë banorëve se do të vijë një përfaqësi e firmës për të dialoguar me ta.
“Do te vijë perfaqesi e firmes për të dialoguar. Jemi në negociata që zëri i banorëve të degjohet. Nëse nuk do dialogohet është e drejta e qytetarëve të pershkallezojnë protestën. Firma nuk do bëjë asgjë derisa të informohen banorët. Me te gjithë situatat të jemi vigjilent’, tha Malaj.
Ndërkohë që banorët kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve.
“Kërkojmë të ndërpriten punimet, jo plehra në Verri”, thanë ata. Malaj tha se banorët do të jenë vendimarrës duke propozuar që banorët të lejojnë rregullimin e rrugës.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post