Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin e çdo detaji të skulpturave të saj gotike.
Qëllimi është të “ruhet përgjithmonë në formë dixhitale çdo detaj i Notre Dame, duke siguruar që struktura, historia dhe simbolika e saj të mbrohen dhe të jenë të arritshme për brezat që do të vijnë”, tha Brad Smith, presidenti i Microsoft, në një postim në blog.
Duke ndjekur shembullin e projekteve të mëparshme të digjitalizimit, si ai i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, katedralja do të skanohet me teknologji shumë të avancuar për t’u ruajtur në mënyrë digjitale për brezat e ardhshëm.
Projekti do të dixhitalizojë gjithashtu setet historike të operës dhe miliona objekte me institucione kryesore kulturore franceze, të tilla si 1,5000 sete modelesh kinematografike nga shfaqjet në Operan Kombëtare të Parisit midis viteve 1800 dhe 1914.
Buxheti dhe data e saktë e përfundimit të projektit nuk dihen ende, por Smith u tha mediave franceze se projekti do të zgjasë të paktën një vit për t’u përfunduar dhe ndoshta do të kushtojë disa milionë dollarë.
Monumenti i famshëm i Parisit rihapi dyert në dhjetor pas një zjarri shkatërrues në prill të vitit 2019 dhe disa viteve restaurimi.