14:12 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Nuk arritën objektivat e shitjes, menaxherët detyrojnë stafin të pijnë urinë dhe të hanë buburreca

10:38 | 07/11/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk arritën objektivat e shitjes, menaxherët detyrojnë stafin të pijnë urinë dhe të hanë buburreca

Menaxherët e një firme kineze kanë detyruar stafin i cili nuk mundi të arrijë objektivat e shitjes, që të pijnë urinë dhe hanë buburreca.

Policia mori masa pasi u shfaqën videot që tregonin se si punonjësit po rriheshin me rrip dhe detyroheshin të pinin një lëng të verdhë.

Mesazhet që qarkullojnë nëpër mediat sociale dëshmojnë se stafit i thuhej gjithashtu të hanin buburreca nëse ata nuk i përmbushnin objektivat.

Tre menaxherët u burgosën, raporton South China Morning Post.

Një video e shpërndarë gjerësisht në faqen e medias sociale kineze Weibo tregon një punëdhënës mashkull që qëndron në mes të një rrethi, duke e rrahur me një rrip punëtorin e tij.

Woman slapping man with belt
Një pjestar tjetër i stafit, që thuhet të jetë punonjës i kompanisë për rinovimin e shtëpive në qytetin Guizhou,  shihet duke pirë lëng të verdhë nga gota plastike ndërkohë që mbante mbyllur me duar hundët e tij.

Sipas njoftimeve të medias, forma të tjera të ndëshkimit në firmë kanë përfshirë pirjen e uthullës si dhe mbajtjen e kokës të rruajtur.

Kompania njoftohet se nuk arriti të paguante pagat e punonjësve gjatë dy muajve të fundit dhe stafi ishte i frikësuar të fliste pasi mendonin se do të humbnin punën nëse do të protestonin.

Policia në qarkun Zunyi arrestoi tre menaxherë dhe më vonë ata u dënuan me burg.

Kjo është ngjarja e fundit e këtij lloji në një varg rastesh të firmave kineze që përdorin masa të pazakonshme për të ndëshkuar dhe turpëruar stafin e tyre.

Raportet e mëparshme kanë bërë të njohura rastet kur punonjësit goditnin njëri-tjetrin për të rritur motivimin.

Gjithashtu ka ndodhur që në një rast tjetër stafi detyrohej të zvarritej në një rrugë publike ose të puthte kazanët e mbeturinave si dënim.

Pas

‘Kriza’ Rama-Meta/ Fitim Zekthi: Për dy arsye, ja kujt duhet t’i japë shpjegime Presidenti

Para

Si i shpëtoi 9 viteve burg Edison Harizaj, vrau në vitin 1999. Pagoi 10 milionë lekë nën dorë

Para
‘’Edi faqedjeguri”, si njihej viktima e atentatit në Durrës/ Pronar i një kompleksi banimi në Vlorë (Fotot)

Si i shpëtoi 9 viteve burg Edison Harizaj, vrau në vitin 1999. Pagoi 10 milionë lekë nën dorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.