Sot, 4 vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, miq dhe të afërm kanë kujtuar ish-deputetin demokrat që humbi jetën në aksidentin tragjik automobilistik.
Ndër ata që e kanë kujtuar është dhe deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi i cili në një postim në rrjetet sociale ka kujtuar momentet e fundit me Olldashin dhe si e kiste marrë lajmin.
STATUSI:
U ndame rreth ores 13:00 pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. I thame njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do te shiheshim te nesermen serish. Ne ora 22:00 dola nga regjistrimi i nje debati ne nje studio TV. Shiu binte litare rruges dhe ndersa ngisja makinen, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora nje telefonate. Nuk e besova. Mora nje shok qe me tha duke iu dridhur zeri “eshte prere keq”. Shpresova qe te ishte vec plage. Mora nje shok tjeter qe ishte ne vend ngjarje. “Mbaroi!” me tha me ze te fikur. Nuk me bene kembet te ngjitesha ne shtepi. Njoftova nje shok te vjeter qe u trondit po aq. Desha ta ndaja gjemen, nuk e mbaja dot vetem. Mu kujtua kur u ndame ne dreke me nje mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit ne shkallet e drunjta mbi kokat e nxenesve qe protestonin dhe te gjithe heshtem ta degjonim ne ate mengjes shkurti 1991 ne palestren e gjimnazit “Naim Frasheri” dhe nuk e pranoja qe ai nuk do te vinte me…ishte shoku i pare i vjeter qe nuk do te shihja me kurre!
Ishte si sot, si ne kete ore, 4 vite me pare.
(B.H/Faxweb)