Italia po vijon të përballet me një numër të lartë viktimash si pasojë e koronavirusit.
Vetëm brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit, në Itali kanë humbur jetën 602 persona.
Me gjithë luhatjet e ditëve të fundit numri i viktimave vazhdon të jetë në rritje pasi të hënën humbën jetën nga koronavirusi 566 persona. Ndërsa, numri total i viktimave në vend është rritur në 21,067.
Por, për herë të parë që nga 13 marsi, numri i rasteve të konfirmuara brenda një dite është më i ulët se 3000.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë konfirmuar 2,972 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të infektuarve në vend shkon në 162,488.
Italia vazhdon të mbajë vendin e tretë si vendi më i prekur nga koronavirusi në botë ndërkohë që karantina në këtë vend është zgjatur deri në 3 maj.