19:59 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk cënohet autonomia e universiteteve”- Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nxitje dhe zhvillim, financim i qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin

14:56 | 09/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk cënohet autonomia e universiteteve”- Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nxitje dhe zhvillim, financim i qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik projektligjin e ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili, sipas saj synon të nxisë dhe zhvillojë shkencën e hapur në vendin tonë.

Manastirliu theksoi nevojën për rishikimin e ligjit aktual të vitit 1994, me synim që të rriten mundësitë për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend. Ky projektligj është në përputhje me parimet e shkencës të Bashkimit Evropian dhe parashikon krijimin e institucioneve të posaçme që do të koordinojnë punën për të nxitur kërkimin shkencor, me qëllim që kjo t’i shërbejë zhvillimit shoqëror.

“Është një projektligj që është dashur gati 2 vjet e gjysmë për t’u konsultuar me grupet e interesit dhe me ekspertë ndërkombëtarë, për të punuar për hartimin e një ligji që reflekton dhe adreson sfidat e kohës, por edhe krijon mundësitë për të pasur një organizim funksional të sistemit të shkencës së hapur, të këtij ekosistemi që sot më shumë se kurrë kërkon mbështetje në shumë dimensione. Në të njëjtën kohë është dhe kërkesë e të gjithë procesit për hyrjen në Bashkimin Evropian, ku në raportin e progresit është vendosur në kapitullin 25 finalizimi i ligjit për ‘Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë’, për të zgjeruar bazën e aktorëve të përfshirë në kërkimin shkencor, si një nga prioritetet e zonës europiane të kërkimit,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu duke renditur risitë e projektligjit vuri theksin te rëndësia e krijimit të qendrave të ekselencës dhe institucioneve të reja, duke inkurajuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Disa risi që ka ky projektligj, ku për herë të parë do të kemi një nxitje të zhvillimit dhe karrierës shkencor përmes ngritjes së kapaciteteve të personelit shkencor, bashkëpunimin me kërkues brenda dhe jashtë vendit si dhe mekanizmave të tjerë promovues dhe financues. Hartimi për herë të parë i Kodit të Etikës në shkencë dhe kërkim shkencor, i harmonizuar me kodin evropian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor; financimi i instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor publike dhe jopublike do të zhvillohet mbi baza konkurruese të programeve apo projekteve kërkimore. Ky ligj parashikon krijimin e “Qendrave të Ekselencës” apo “Njësive të posaçme” me status “Qendër Ekselencë”, që gjithashtu janë struktura dhe mekanizma që nxisin kërkimin shkencor dhe që krijohen për herë të parë me këtë ligj dhe sigurisht nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara,” tha Manastirliu.

Më tej ministrja tha se projektligji parashikon ngritjen e një Këshilli Kombëtar për Shkencën, duke sqaruar se nuk do të ketë një Ministri të re për shkencën.

“Me këtë projektligji krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili është një organ kolegjial këshillimor pranë Kryeministrit, që ka për detyrë të përmirësojë veprimtarinë kërkimore shkencore në vend, duke dhënë rekomandime lidhur me fushat prioritare ku kërkohen investime dhe në kuadër të proceseve dhe standardeve të zonës europiane. Ndërsa për çështjen që lidhet me një tjetër pikë të qarkulluar në media në ditët e fundit, ku flitet për një Ministri të re për Shkencën dua të saktësoj se fusha e përgjegjësisë së ministrive realizohet nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave. Fusha e përgjegjësisë për shkencën është e Ministrisë së Arsimit, pra nuk krijohet një Ministri e re”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, se projektligji i ri, nuk cënon autonominë e universiteteve, përkundrazi, është një mundësi më shumë për universitetet që ta zhvilloj kërkimin shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve.

“Këtu nuk preket aspak autonomia e Universiteteve. Ky ligj nuk mbivendos dhe nuk cënon ligjin për Arsimin e Lartë, përkundrazi, është një ligj, i cili motivon edhe më shumë Institucionet e Arsimit të Lartë të dalin përtej dyerve të universitetit dhe të jenë pjesë e kërkimit shkencor, inovacionit, zhvillimit teknologjik, zhvillimit të vendit përtej mureve të institucionit, përmes kërkuesve shkencorë, pedagogëve, mundësisë që mobiliteti ofron dhe bashkëpunimi me institucione të tjera prestigjioze, të huaja, edhe në kuadër të ndërkombëtarizmit, të japim mundësi që pedagogët të jenë pjesë transferimit të teknologjisë, e parqeve teknologjike, të jenë brenda sistemit të madh të shkencës pa cënuar autonominë e tyre”.

Pas

Sekuestrohen 2.4 kg drogë në Tepelenë, arrestohet 48-vjeçari

Para

Uragani Milton, një nga më të fuqishmit në SHBA! Pritet të ndryshojë përgjithmonë vijën bregdetare në Florida

Para
Uragani Milton, një nga më të fuqishmit në SHBA! Pritet të ndryshojë përgjithmonë vijën bregdetare në Florida

Uragani Milton, një nga më të fuqishmit në SHBA! Pritet të ndryshojë përgjithmonë vijën bregdetare në Florida

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.