Presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga institucioni i Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje”, ku i është përkushtuar lirisë së shprehjes.
Meta u shpreh se liria e media është përkeqësuar, po ashtu edhe mjedisi i punës së gazetarëve.
“Liria e shprehjes është liria e individit pa frikën e censurës. Parim që mbrohet rreptësisht nga kushtetuta. Angazhimi i shtetit për lirinë e shprehjes është tregues për demokracinë në vend.
Nuk mund të këtë demokraci pa pluralizëm. Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar, mjedisi i punës së gazetarëve po ashtu. Shqetesimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen.
Nevojitet ruajtuar e nje balancë ndermjet luftes se gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjes se lirisë së shprehjes. Dua të falenderoj gazetarët e terrenit dhe mediat si e mbuluan tërmetin.”- u shpreh Meta.