Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur për sa i përket botës së shoëbizzit. Olti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij foto e video të ndryshme. Së fundmi ka dhënë një pronocim ekskluziv për RevistaWho.Com, ku Olti Curri ka zbuluar 10 detaje për veten që nuk i kishte treguar publikisht deri tani.
1-Kam pasur një qen që e adoptova dhe e hoqa për 24 orë sepse aty zbulova alergjinë nga lëkura e kafshëve. Quhej Ëilli.
2- Kam frikë detin natën.
3-Kam një stërdhëmb.
4-Urrej festën e Halloëeen.
5-Urrej fishekzjarret.
6-Dhallën e kam provuar për herë të parë 25 vjeç. Më herët ma shpifte.
7-Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.
8-Sikleti më i madh për mua është kur më fërkohet piruni tek dhëmbët dhe mbushem me mornica.
9-Kam shkrim të keq.
10-Gatuaj shumë mirë pasta me ton dhe fasule.