Dhuna në futboll është një fenomen mjaft i shëmtuar që në vendin tonë ngre kokë herë pas here. Ditën e djeshme një akt dhune mund të rezultonte fatale për arbitrin nga Vlora, Ardit Merdanaj, i cili ra pre e dhunës së lojtarit të Domosdovës, Altin Lleshi dje në stadiumin e Tepelenës
Gjithçka ndodhi vetëm për akordimin e një 11-metërshi që gjyqtari të rrezikojë jetën, përfundon në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.
Gjatë një interviste për një të përditshme sportive Merdanaj tregon momentet e goditjes dhe ndër të tjera thekson se ato goditje e kanë lënë me pasoja serioze.
“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri.
Ndërkohë që sot është arrestuar edge futbollisti Lleshi. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës. (E.K/SHUPLAKA)
