Është një nga aktoret më të dashura turke, por gjërat për Oyku Karayel nuk kanë shkuar sipas plaveve dhe kjo për shkak të Presidentit Erdogan.
Pak javë më parë, ajjo dhe partneri i saj, këngëtari Can Bonomo, njoftuan se do martoheshin në muajin qershor, por sapo çifti kishte nisur përgatitjet, ndërhyri Presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Vendimi i fundit i Presidentit turk për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, më 24 qershor, ka bërë që aktorja e njohur të ndryshojë planet sepse presidenti nuk ka lejuar të tjera evenimente të rëndësishme në prag të zgjedhjeve.
Karayel dhe Bonomo po bëheshin gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në muajin qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve, çifti e ka shtyrë dasmën më 14 korrik.
Martesa e çifti të njohur do të ketë plot 300 të ftuar, mes të cilëve miq të ngushtë dhe personazhe të njohur të aktores dhe këngëtarit.
Discussion about this post