Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës flet për problemet me shëndetin, me të cilat është hasur Spartak Braho, gjatë grevës së urisë në 2008-ën.
“Në 2008-ën ajo grevë urie më ka bërë të ndjeshëm, nuk do e harroj dhe ajo më ka bërë të ndjeshme dhe për ata që janë në çadër. Mbasi kam hyrë aty kam menduar si do dal, nuk ishte problem im, Spartak Braho kishte problem me shëndetin dhe je në një situatë ku përgjegjësinë e ke ti.
Mesazhi u dha, pavarësisht se nuk pati asnjë lloj reflektimi dhe përsëri nga ajo kohë kemi patur çadrat e PS-së dhe unë në atë kohë jam angazhuar për t’i dhënë fund asaj greve për hapjen e kutive dhe z.Berisha ka pranuar që nëse Komisioni i Venecias do e vlerësonte, për hapjen e kutive, pork a thënë unë nuk dua ta marr përsipër. Ne kemi ardhur këtu për të sjellë disa standard të tjera.”, shprehet Meta. (D.D/Shuplaka)