Edi Rama i pyetur vijimësinë e punës pas një shkarkimi të mundshëm të Presidentit të Republikës Ilir Meta, dhe se kush do t’i mbaj detyrat e këtij të fundit, e ka lënë përgjigjen e pyetjes evazive.
Por gjithashtu kryeministri ka folur dhe për hapjen e negociatave në tetor dhe vendimet të cilat priten të merren nga Bashkimi Europian kundrejtë Shqipërisë.
Ndërkaq gazetari nuk e ka lënë pa pyetur dhe për një çështje e cila përhap jo pak polemika lidhur me origjinën e kryeministrit apo prejardhjën e tij.
Në vijimësi të punës së shkarkimit të Presidentit, detyrën e tij a do ta mbani ju apo dikush tjetër?
“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje por siç u tha unë kam shumë pushtete. Por do ta shikoj si do të jetë më e mira. Për të mbajtur gjithë atë përgjegjësi.”-tha Rama
Çfarë pritet të vendoset në tetor pikërisht në mujain ku dhe është diskutuar të hapen diskutimet për negociatat?
“Vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me ekonominë, ka lidhje me qëndrime të caktuar brenda BE. Nëse doni të mendoni të kundërtën është punë e juaja, por kjo është e vërteta. Kjo është politikë puro dhe secili bënë politikën e vet. Gjithçka mund të ndodhi sepse BE nuk është në ditët e saj më të mira.”
Sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë jeni ¼ grek cilat janë marrëdhëniet me të dhe si do ta komentoni këtë gjë për origjinën tuaj?
“Unë jam miks dhe s’do isha aspak një i mërzitur apo nuk do ndihesha aspak keq nëse do kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë dhe nuk e kam pasur këtë prurje. Ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera ashtu si kundër kam edhe rrjedha të brendhme nga Shkodra, Mirdita, nga Berati,Vuno apo Vlorë.
Çdo grek është ortodosk, atëherë për mua çdo ortodoks shqiptarë është shqiptarë. Sa i përket marrëdhënieve dëshira ka qënë që të kemi marrëdhënet më të mira të mundshmëe. Kemi pasur diskutime, ngociata dhe i kemi zhvilluar këto. Në qeverinë e re duam të kemi miqësi, mirëkuptim, respekt, sepse marrëdhëniet tona nuk varen nga origjina politike apo ndonjë tjetër.”-përfundon Rama.