Me dhjetëra banorë të një pallati në Krujë kanë protestuar sot para Ministriseë së Drejtësisë, pas problemeve që kanë me pronarin e ri.
Më herët ata janë shprehur se nuk i marrin dot banesat për shkak se ndërtuesi i parë i pallatit ka shpallur falimentin duke ia dorëzuar pallatin një ndërtuesi tjetër, zotit Nikolin Lleshi.
Qytetarët shprehen se ata kanë paguar lekët teksa ka nisur ndërtimi i pallatit ndërsa pas shumë vitesh nuk po marrin dot shtëpitë e tyre. Ndërtuesi i ri i pallatit nuk ua njeh shtepitë të cilat ata i kanë me dokumenta të rregullta.
“Jemi në proces në Nikolin Lleshi, nuk shohim dritë, që kur e ka marrë Nikolini, sa mori legalizimin, u bë zot i madh, nuk na lë të futemi brenda. Nikolin Lleshi ka nisur të shembë shtëpitë tona. Jemi ankuar edhe për noteret. Kam paguar 30 mijë euro, të gjitha në rregull. Nuk na njeh si pronat. Nuk do lë gurë pa lëvizur për djersën time të ballit”– u shpreh një banore.
“Ne spo bejmë drejtësi. Joana Kushe më ka hequr të drejtën e propnësisë. Ku të drejtohemi.Shkojë të gjykata asnjë përgjigje. Ministria e Drejtësisë na kanë mbyllur derën. Unë kam paguar 75 % të pallatit. Kur ka marrë lëgalizimin Lleshi na thotë që nuk na njeh. Policia, gjykata, priokuroria, të gjithë janë bashkë. Kjo është ministria e Padrejtësisë.Këtu nuk ka shtet”– tha një tjetër.