11:19 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk do pranojmë deklarime që s’janë në përputhje me realitetin”- Rama thirrje bizneseve: Për ne është vjedhje e pensioneve

18:15 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk do pranojmë deklarime që s’janë në përputhje me realitetin”- Rama thirrje bizneseve: Për ne është vjedhje e pensioneve

Kreu i qeverisë Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve se nuk do ta pranojnë me deklarime të pagave që nuk janë në përputhje me realitetin. Kryeministri mori shembull sektorin e ndërtimit dhe atë të turizmit, ku tha se nuk ka më paga 400 apo 500 euro.

Rama zbuloi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dërguar shkresë bizneseve duke i thënë se nëse nuk bëjnë rishikim me deklarimet, kjo do të quhet vjedhje e pensionit dhe do të ketë pasoja penale.

“Nga pagat e rritura në sektorin publik ne marrim më shumë sigurime shoqërore. Tani çfarë po na ndodh? Pasi rritëm kontributorët në skemë, ku shumica kanë qenë nga sektori privat tani kemi një rritje të pagave reale, por kemi një fshehje nga ana e sektorëve. Nuk ekziston në Shqipëri në ndërtim pagë 500-600-700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër. Këta ju japin 500 euro në bankë dhe i thonë na dhe 500 të tjera në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto i hap vetes gropën kur të dalë në pension. E njëjta gje ndodh me sektorin e turizmit. Pagat në turizëm janë paga si në Greqi, prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia. Ne nuk do tja pranojmë më deklarime të tilla dhe tani Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka cuar një njoftim tek të gjitha bizneset që të kenë parasysh që në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale. Nëse do na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin do kthehet prapësht dhe do ti themi nëse nuk e rishikon pasojat janë penale jo civile dhe për ne është vjedhje e pensioneve”, tha nder te tjera Rama.

Me tej kryeministri u shpreh se me “ne rritjen e jetëgjatësisë duhet të shohim rritjen e kohës përpara daljes në pension. Pra ti japim mundësi të punojnë më shumë. Nga ana tjetër dëgjojmë shumë pensionistë që thonë unë dua të punoj”.

Pas

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Plagoset çifti i bashkëshortëve

Para

“Problemi është tek pagat në sektorin privat”- Rama: Për të paguar pensionet duhen 1.8 miliardë euro, ja sa financohet nga shteti

Para
“Problemi është tek pagat në sektorin privat”- Rama: Për të paguar pensionet duhen 1.8 miliardë euro, ja sa financohet nga shteti

“Problemi është tek pagat në sektorin privat”- Rama: Për të paguar pensionet duhen 1.8 miliardë euro, ja sa financohet nga shteti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Futën në Shqipëri medikamente të paautorizuara, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 shtetasit nga Kosova

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bën thirrje izraelit: Mbroni dy spitalet e fundit funksionale në Gaza

Ukraina godet me dron një hotel në Zaporozhia të Rusisë

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.