Mund t’ju duket e pabesueshme, sepse në fakt ashtu është! A e keni menduar ndonjëherë se një biçikletë mund të kushtojë më shumë se sa një makinë? Madje, se sa një Ferrari.
Kompania nga Londra, “Goldgenie”, e cila prodhon këto biçikleta, i shet ato për 250,000 paund, ose gati 330,000 dollarë.
Arsyeja në fakt është mjaft bindëse!
Çdo centimetër i biçikletës është i mbuluar me ar, duke përfshirë zinxhirët.
Gjithsesi, për ata me një xhep më të thellë, kjo mund të jetë një dhuratë luksoze që merret vetëm një herë në jetë.
Discussion about this post