“L’Equipe” ka zbuluar sot pagën e Keylor Navas dhe Mauro Icardi. Të dy lojtarët nënshkruan me PSG në ditën e fundit të merkatos së verës. Deri tani nuk diheshin shifrat e sakta, të asaj që fitojnë ata në kryeqytetin francez. Tashmë zbulohet se Keylor Navas ndodhet në mesin e pesë lojtarëve më të paguar te skuadra pariziene. Fituesi i trefishtë i Champions-it me Real Madridin fiton rreth 1 milion euro bruto në muaj, shifër që përkthehet në 600.000 euro neto.
Discussion about this post