Deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim ditën e sotme përpara protestuesve, ku ka deklaruar se kjo ditë po i jep Shqipërisë shpresë, pasi është një moment i keq për Ramën.
Salianji theksoi se Qeveria aktuale shqiptare nuk është e besueshme, duke iu referuar edhe situatës së agjentit të FBI-së që akuzohet për korrupsion.
“Edi Rama ka në burg shokët e tij, një qeveri e tillë nuk mund të jetë e besueshme. Erdhëm në ditën kur bosi i Rilindjes korrupton një agjent të FBI-së, e as nuk zverdhet e as nuk skuqet. Sot është ditë e keqe për sundimtarin. Forcës sonë nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ne sot i kemi dhënë Shqipërisë shpresë. Falë jush, regjimi sot është më i kalbur. Ne besojmë se bashkë me ju do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj dhe njëherë, të shikojmë sesi gjithë Shqipëria buçet në këtë shesh “Rama ik”. Ndizni të gjithë dritat e celularëve. Sot jemi në buzë të greminës dhe ne nuk do ta lejojmë vendin të gremiset”,-tha Salianji.