I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i opozitës Lulzim Basha sqaron deklaratën e tij të disa ditëve më parë, se nuk do ta linte ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të futej në zyrë.
“Fatmir Xhafa në zyrë është në vetvete në kuptimin makiavelist të fjalës përligjja më e qartë e argumenteve tona. Të marrësh një njeri që ka fshehur faktin që ka qenë hetues i degës politikë në kohën e komunizmit, sipas dëshmive që janë shfaqur, ka torturuar djem dhe vajzë krutane sepse kishin pirë raki në ditën kur vdiq diktatori. Edhe në ligjin e diktaturën, torturimet e paligjshme.
E dyta, dihet botërisht fakti sesi si ministër i drejtësisë ai ka lehtësuar në mënyrë të jashtëligjshme çështjen e vëllait të tij, numri dy i një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i gjykuar në Itali dhe Venezuelë. Ky njeri i jepet sot opozitës si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, deklaron Basha.
Ministri i ri i Brenshëm Fatmir Xhafaj është një nga ministrat më të kontestuar, kjo për shkak të akuzave se ka punuar në kohën e diktaturës si hetues për Sigurimin e Shtetit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post