Tashmë Noizy është në majat e karrierës së tij si reper. Por në fillimet e tij nuk kishte të njëjtin look që ka sot. Ka qenë vetë ai që është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë një foto nga arkivat të 15 viteve më parë.
Look-u i tij mbase karakteristikë për vitin 2003 në të cilën është bërë, le të themi është jo shumë i preferuar sot.
“2003 ju nuk jeni gati për balluken”, shkruan ai krahas fotos.
Noizy është reperi më i suksesshëm për momentin në Shqipëri, ndërsa këngët e tij marrin miliona klikime në Youtube.
(J.D/Faxweb.al)