Urdhri i Stomatologut ka vendosur sot të anulloje vendimin e tij, për të dyfishuar çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare.
Pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimit kundërshtues nga ana e Ministria e Shëndetësisë, në mbledhjen e zhvilluar dje Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, vendosi të anulojë listën e çmimeve dysheme për shërbimet dentare.
Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, ish-kandidat për deputet në Pukë, nga radhët e PS-së, thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.
“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”, thuhet në vendim.
(E.K/FAXWEB.AL)