Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “360 Gradë” u shpreh hapur se në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç. “Nuk do të qëllojmë mbi vëllezërit tanë”, është shprehur Kapllanaj, duke siguruar se nuk do të ketë përplasje.
Po ashtu, kryebashkiaku i Mallakastrës tha se do të pamundësojnë votimet në zbatim të dekretit të presidentit.
Vasili: Nëse si politikë shqiptare keni vendosur se partnerët strategjike janë BE dhe SHBA. Ju i shihni sinjalizimet. Këta kanë thënë të paktën që çdo njeri duhet të respektojë të drejtën e kundërshtarit pa cënuar tjetrin. Kaq mjafton për të mos ngritur një turmë njerëzish për të gjuajtur me gurë turmën tjetër.
Kapllanaj: Ju mendoni se ne do të marrim gurë dhe do të qëllojmë njerëzit tanë? Absolutisht jo. Ne do të pamundësojmë votimet në Mallakastër. Të gjitha qendrat e votimeve janë pronë e Bashkisë do të jenë kyçur. Nuk do të ketë asnjë qendër hapur. Do të zbatojmë dekretin e Presidentit.