Gazetari Dritan Hila ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS ku kërcënoi (për të disatën herë gjatë këtyre viteve qeverisje) se nuk do të tolerohen më ata kryetarë organizatash që kërkojnë punë vetëm për kushërinjtë e tyre.
“O njësh po si i bëhet që vetëm kushërinjtë kërkojnë punë se i mbajti kryetari i organizatës me shpresë se ky vend do bëhet. Të tjerët ia kanë mbathur me kohë”, shkruan Hila në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Në kongresin e PS i cili po zhvillon punimet e tij që ditën e djeshme dhe do të vijojë dhe nesër kanë folur drejtues të rëndësishëm të strukturave, ministra dhe delegatë ku janë shpalosur arritjet e deritanishme të qeverisjes socialiste si dhe planet për projektet në të ardhmen. Rama ka kërkuar dhe një mandat të tretë me 800 mijë vota, ndërsa ka premtuar se në vitin 2021 paga minimale do të jetë 30 mijë lekë. Gjithashtu fokusi u vendos dhe tek rindërtimi ku ministri Arben Ahmetaj premtoi se do të punohej me efikasitet dhe transparencë të plotë.
Discussion about this post