Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin “Aktualitet” në Fax News u shpreh se zgjidhja e krizës në vend do të vijë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Krymadhi deklaroi se nuk do të krijojë mekanizëm lufte për të marrë pushtetin, pasi sipas saj ndryshim do të vijë me zgjedhje.
“Mekanizëm lufte unë nuk e bëj dot. Nuk i bëj dot njerëzit mekanizëm lufte. Nuk bëj dot viktima. Ndryshim do të vijë me zgjedhje të reja. Çdo marrje godine me luftë unë nuk fiton asgjë. Do të burgosin njerëzit që shprehën mllefin, vetëm kaq.”- u shpreh Kryemadhi.
E pytur për sa i përket votës së emigrantëve, Kryemadhi deklaroi se fillmisht duhet të krijojmë standard që mos të manipulojmë zgjedhjet në vend, pastaj të garantojmë votën e emigrantëve.
“Nuk do të bëjmë shpikje. Emigrantët nuk do të vendosin balanca në një vend. Emigrantët mund të jenë ndikuar nga shtetet që janë atje. Implmenetimi i votimit të emigrantëve tregon një shkallë shumë të lartë demokracie. Sa i gatshëm është sistemi për të mos manipuluar zgjedhjet. Ne duhet të krijojmë filozofinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Problemi tjetër është angazhimi i shteit mëmë me emigrantët. Ka ikur gjithë truri Shqipërisë.”– u shpreh Kryemadhi.
(M.Q/Faxweb.al)