08:18 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Nuk doje qeveri besimi të pabesë” …Po tani?”, Spiropali i përgjigjet Dritan Yllit: LSI duhet të festojë me mish, raki e dolli

17:56 | 20/05/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk doje qeveri besimi të pabesë” …Po tani?”, Spiropali i përgjigjet Dritan Yllit: LSI  duhet të festojë me mish, raki e dolli

Vetëm një ditë më parë Dritan Ylli ka theksuar se dikur Spiropali nuk donte qeveri besimi po tani shprehet Ylli se çfarë është kjo marrëveshja Rama-Basha? Ai deklaroi më tej se mori fund absurdi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës.

 “Vertete se desh e harruam ! Kur LSI kerkoi Qeveri te besimit per zgjidhjen e krizes, nje shoqe zedhenese kandidate, tha se nuk e duam “Qeverine e besimit te pabesise” …Po tani ?….
Nejse, e rendesishme eshte qe mori fund absurdi i zgjedhjeve pa pjesemarrjen e opozites ! Tashme do kete gare te hapur dhe qytetaret do dine te vleresojne dhe votojne forcen serioze, koherente dhe qe ndryshe nga te tjerat, ju ka qendruar kauzave te saj ne sherbim te interesave te vendit dhe qytetareve, deri ne fund…LS”, u shpreh Ylli. 

Por sot ka vendosur Elisa Spiropali që t’i kthejë një përgjigje Dritan Yllit, kandidatit për deputet në qarkun e Shkodrës i LSI-së. 

Sipas Spiropalit ajo nuk di se çfarë shpjegimi t’i gjejë gjendjes së përzishme që ka zënë LSI-në dhe “Yllin  e Dritës”, ashtu siç ajo e quan Dritan Yllin.

“Madje jam e habitur që as vete Luani juaj që e ka një shpjegim të pashpjegueshëm për gjithçka, nuk ka pipëtirë për këtë arritje të madhe tuajën! Doli nga strofulla për të thënë se ai do fitojë duke ndenjur në bisht dhe jo në ballë të dërgatës suaj për Tiranën dhe u zhduk.”, shkruan Spiropali. 

Po kështu Spiropali i ka përodur ironinë duke thënë se LSI duhet të festonte me raki dhe dolli për marrëveshjen pasi është në interes të Shqipërisë. 

REAGIMI:

Një yll i LSI që nxjerr xixa sa herë e cek guri zmeril i vijës së partisë, më paska përmendur sërish gjithë indinjatë. Më paska kujtuar shprehjen time në Shkodër se ideja e qeverisë së besimit është shtysa për qeverinë e pabesisë. E më paska pyetur Ylli po kjo që u bë tani çfarë është a nuk është pabesi vallë? Fjalët janë të miat, mos më kërkoni ta citoj Yllin e Dritës së zmerilit llaf per llaf se jo unë, po burrë nënë nuk e bën dot!

Kjo që u bë o Yll i Dritës, është ajo që i duhej Shqipërisë dhe LSI e përvëluar siç është për Shqipërinë duhet të festonte akoma sot me mish, raki e dolli! Por fakti që ti me pyet dhe që nuk ndjehet askund tingull muzike, erë kukureci apo entuziazëm rakie aty në oborrin tuaj, më vë në mendime. Pse të jeni kaq të menduar vallë?

Ju ishit ata që na i bëtë televizorët kisha e xhamia dhe na zëvendësuat priftërinj e hoxhallarë me predikimet tuaja për dialog e për konsensus mes partive të mëdha. Ju ishit ata që na u bëtë tellallet e nevojës për stabilitet dhe të domosdoshmërisë për të shmangur turpin e patregueshem të zgjedhjeve pa opozitën. Ju ishit ata që ishit bërë gati të iknit edhe vete nga zgjedhjet atë natën e marrëveshjes dhe na e bëtë McAllisterin si Jezuin të cilit i’u bënë apostuj edhe Duka edhe Mediu edhe Kreshniku edhe Vasili edhe Nardi. Madje edhe Idrizi edhe Dulja që harruan Çamëri e Greqi për McAllisterin që as nuk e dinte fare se ishte bërë me dishepuj në Tiranë pasi e përzunë duarbosh nga Tirana.

Unë nuk e di çfarë shpjegimi t’i gjej gjendjes së përzishme që u ka zënë për habinë time te madhe o Ylli i Dritës. Madje jam e habitur që as vete Luani juaj që e ka një shpjegim të pashpjegueshëm për gjithçka, nuk ka pipëtirë për këtë arritje të madhe tuajën! Doli nga strofulla për të thënë se ai do fitojë duke ndenjur në bisht dhe jo në ballë të dërgatës suaj për Tiranën dhe u zhduk.

Mbase as ju vetë se kuptoni që gatishmëria juaj e përsëritur deri në mërzi për t’u sakrifikuar për Shqipërinë duke sakrifikuar qeverinë, është një shtysë e pamohueshme për realizimin e marrëveshjes. Por jam e bindur se në 25 qershor do filloni ta kuptoni edhe vete se të mirë më të madhe, ju nuk mund t’i bënit dot Shqipërisë! (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Dritan Yllispiropali
Pas

Ish-ministri këshillon Ramën: PD parti e pabesive, vëmendje dhe syçeltësi në ditët në vijim

Para

Paloka: Bregu dhe Selami janë parë si mendim ndryshe, është problem nëse nuk ka qenë thjeshtë mendim ndryshe

Para
Paloka: Rama më i vetmuar se kurrë, me paratë e drogës ka arritur të korruptojë edhe të huajt

Paloka: Bregu dhe Selami janë parë si mendim ndryshe, është problem nëse nuk ka qenë thjeshtë mendim ndryshe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.