23:39 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk dorëzohet Artan Fuga, i nis prapë letër Ramës, Metës e Nikollës

09:32 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk pritej! Si e thërret Edi Rama akademikun Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga i është rikthyer sërish sot debatit në lidhje me Akademinë e Shkencave.

Me një letër drejtuar krerëve më të lartë të Shtetit, nga Presidenti Meta te kryrministri Rama, e ministrja Lindita Nikola, Fuga shkruan se çka është e domosdoshme sipas tij për Akademinë.

Fuga thotë se reformimi i vërtetë ka nevojë fillimisht për një platformë strategjike të gjithë pranuar. 
Jo për lojra kulisash ku nuk mungojnë të përfshihen edhe ata ose ato që duhet të jenë nxitësit e reformës. 

Po ashtu Fuga shprehet se akademia e shkencave duhet rithemeluar nga e para, me koncepte të reja metodologjike, me njerëz të rinj që ta drejtojnë, me akademikë të rinj që të mbushin rradhët e saj, pa akademikë që punojnë në administratë dhe pa akademikë të përjetshëm. 

LETRA E PLOTË:

Akademia e shkencave: rithemelim, jo restaurim!

Në vëmendje të z. Kryeministër Edi Rama,
të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, 
të Ministres së arsimit, znj. Lindita Nikolla, 
të sekretarit të të akademisë së shkencave z. Vasil Tole

Pa platformë të thellë të pranuar nga i gjithë komuniteti i shkencëtarëve, profesorati, kërkuesit shkencor, pa mirëkuptimin e trupave kolektive që bartin sovranitetin popullor, pa një vendimarrje kolektive të akademikë për një platformë strategjike të vërtetë nuk mund të ketë reformim të akademisë së shkencave.

Reformimi i vërtetë ka nevojë fillimisht për një platformë strategjike të gjithë pranuar. 
Jo për lojra kulisash ku nuk mungojnë të përfshihen edhe ata ose ato që duhet të jenë nxitësit e reformës. 

Akademia e shkencave duhet rithemeluar nga e para, me koncepte të reja metodologjike, 
me njerëz të rinj që ta drejtojnë, me akademikë të rinj që të mbushin rradhët e saj, pa akademikë që punojnë në administratë, pa akademikë të përjetshëm, se në këtë botë Zoti nuk ka bërë gjëra të përjetshme, me akademikë që hyjnë, punojnë, dalin në pension, ju lënë vendin të tjerëve,sikurse cdo profesor, a puntor në këtë botë, me oponenca të forta ndërkombëtare jo me oponentë shokë e miq, jashtë akademikët nga cdo administratë, qoftë edhe administrata e akademisë, me akademikë qe janë të integruar në grupe pune shkencore brenda dhe jashte vendin, jo në pension, në shtepi të tyre, në administratë ose të papunë, në pararojë të mendimit dhe të praktikave shkencore në vend dhe jashtë tij, me matje të kontributit të saj në GDP e vendit, se akademikë pa vepra nuk mund të ketë, me projekte mendimi për sot e për pesëdhjetë vitet e ardhshme, jo restaurimit në akademinë e shkencave si një vërtitje rreth kthimit t ë përjetshëm, duhet sy kritik ndaj paradigmave që janë kalbur në dogma, jo ku këmbë akademiku ose profesori i huaj nuk viziton apo bashkepunon, me debate shkencore, me strukturë të re të brendshme jo me seksione që i ndajnë shkencat sipas fushave, me objektiva të reja, 
për një hapje të re drejt botës së kërkuesve shqiptarë, e integruar në akademitë perëndimore, me fonde të marra me punë jo si grante shtetrore që vijnë si pensione, si honorare, jo me botime titujsh që cdo shtepi botuese private mund t’i botoje ose i boton, libra të kalbur në sirtare, pa revista të vërteta me faktorë impakti e open açes, ku këmbë dorë i huaji nuk shfaqet për ta lexuar ose shkruar në të.

Harxho pârà publike pa bërë llogaritë se si u harxhuan, me mënyrë tjetër funksionimi jo si structure vertikale kazerme, e shkëputur nga politika, me strategji të re botimesh, me llogari në harxhimin e lekëve, si bashkësia përfaqësuese e të gjithë novatorëve në Shqipëri, me procedura pranimesh krejt të tjera nga trafiqet e pastra të influencave, akademiku të mos e masi punën e tij njësoj si një doktor shkencash në një katedër.

As si militant. Akademia nuk është një sekt i mbyllur ku askush nga jashtë saj nuk di se çfarë bëhet atje.

 

Etiketa: artan fugaedi rama
Pas

Pas 17 viteve burg në Itali, 41-vjeçari kapet në Rinas: Kishte vrarë edhe në Shqipëri

Para

Çudit Putin, zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë (VIDEO)

Para
Çudit Putin, zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë (VIDEO)

Çudit Putin, zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.