Ministria e Drejtësisë në Turqi i ka dërguar një kërkesë të dytë Greqisë lidhur me ekstradimin e ushtarëve turq që akuzohen lidhur me tentativën për grusht shteti në Korrik të 2016-ës.
Kërkesa mësohet se u dërgua një ditë pasi një gjykatë në Greqi vendosi kundër ekstradimit të oficerëve turq, të cilët u larguan drejt Greqisë me helikopterë pas dështimit të grushtit të shtetit.
Gjykata Supreme në Greqi vendosi të premten që të mos lejojë ekstradimin e ushtarëve të kërkuar, të cilët i frikësohen kthimit në Turqi. (XH.A/SHUPLAKA)