Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta tre ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.
Ditën e sotmepërcillet për në banesën e fundit deputeti dhe kjo e ka dëshpëruar së shumti edhe deputetin Erion Braçen.
Braçe është një prej tyre, por pavarësisht realitetit ai nuk e pranon humbjen e tij dhe shprehet se nuk do ta shikojë në “atë arkë morti”.
REAGIMI:
Gjovalin i dashur!
Te prehesh ne paqe e
te qofte i lehte dheu ne gjoks!
Prej dites kur u ndale nuk kam fjale te te them!
Nuk di, isha mesuar te te telefonoja per cdo gje dhe ti ishe gjithnje aty, pa pyetur per kend, parti e grup.
Ketu do mbetem!
Nuk dua te te shoh ne ate arke morti, as ne ate banese balte.
Miresia nuk mund te mbyllet aty!
Por do te gjej, harroje nuk shpeton dot nga une, as ne telefon, as ne komision, as ne Kuvend, as ne lagje e as mes miqsh e perbashket, te kujtimet e secilit!