Ibrahimovic zemëroi tifozët e klubit të tij të djalërisë, Malmo, muajin e kaluar kur bleu një aksion në një nga rivalët e tij të titullit, Hammarby.
Legjenda suedeze u ‘soll’ edhe më keq kur ai përvijoi dëshirën e tij për ta bërë skuadrën me qendër në Stokholm më të mirën në Skandinavi.
Disa orë pas kësaj u njoftua, se ishte sulmuar një statujë e Ibrahimoviçit që ndodhet jashtë stadiumit të Malmo.
Vandalët u përpoqën ti vendosnin zjarrin dhe shkruajtën mbishkrime raciste pranë saj.
Tani, hunda e saj është prerë dhe statuja prej bronzi është spërkatur me argjend.
Tifozët ishin të shpejtë për të krahasuar fytyrën e vandalizuar me zuzarin Harry Potter Voldemort – hunda e të cilit është plotësisht e sheshtë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)