Deputeti Dashamir Shehi është një nga deputetët më aktivë në Kuvend, po sipas Kreshnik Spahiut ka një arsye se pse kreu i LZHK-së bie më së shumti tani në sy.
Sipas Spahiut kjo ndodh për shkak se PD-ja dhe deputetët e saj tani kanë rënë shumë në cilësi dhe kjo ka bërë që ai të bjerë më së shumti në sy.
Reagimi:
PËRSHËNDETJE! Sapo më pyeti dikush: O Kreshnik ky Dash Shehi ka 28 vjet deputet, pse përpara nuk binte në sy hiç. por tani duket më i mençuri?
I thashë: Shumë e thjesht. Kur PD e votuan mbi 1.2 milion shqiptar ajo ishte PD e themeluesve Hajdari, Selami, Arbnori, Pashko, Baleta, Dosti, Zogaj, Malasi, Kalakulla, Butka, Ruli, Ngjela, Topi etj.
Të gjithë ishin në parlament si Dash Shehi ose më të mirë se ai.
Të gjithë këta i largoi Berisha dhe ja dhuroi partinë Lulit që erdhi në politik 15 vjet pas themelimit. Tani në Kuvend kemi deputet të gjithë posht nivelit të Lulit që mos e rivalizojnë paaftësinë e pseudo-kryetarit dhe ka ngel veç Dashi.
Madje edhe ai pa logo PD-je se e kanë nxjerr jasht saj. Thjesht si LZHK. Prandaj Dash Shehi bie në sy si më i miri se të gjithë i kan zgjedhur më keq se Lul Basha. Na ngelet të themi na ishte një herë PD-ja….
(E.K/FAXWEB.AL)