Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka publikuar një fragment nga shkrimet e Faik Konicës ku në të theksohet se ” nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara”.
Mesa duket Vasili e ka për qeverinë aktuale e cila pritet që qeverisë edhe në 4 vitet e ardhshme.
Sjellim në vëmendje që prej kohësh Vasili ka mbajtur një qëndrim kritikues për kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk kursen as akuzat në drejtim të tij, ndonëse për 4 vite ishin në bashkëqeverisje.
REAGIMI:
Faik Konica, Albania 1, 1909:
“Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre.
Këto shkruante Konica. I është dukur shumë koha e tij për reklamat e asaj kohe, por po të kishte jetuar në kohët tona ku vlon reklama qeveritare koreaono-veriore kushedi ç’tmerre do të kishte shkruar Konica i madh.” (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post