Duket se edhe pak ka ngelur nga përfundimi i kujdestarisë së Britney Spears. Por edhe pse ky proces i gjatë është drejt fundit, detaje të tjera shokuese kanë dalë në dritë.
Mediat e huaja shkruajnë se babai i këngëtares së famshme, Jamie Spears, dhe kompania e sigurisë që ai punësoi për ta “mbrojtur” atë, monitoronin komunikimet e saj, si dhe regjistronin fshehurazi dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë ndërveprimet dhe bisedat me të dashurin e saj.
Ka qenë pikërisht një ish-punonjës i kësaj kompanie sigurie, Alex Vlasov, i cili ka hedhur dritë rreth kësaj ngjarjeje. Ai ka vendosur që të zbulojë disa detaje mjaft shokuese për publikun mbi mënyrën se si monitorohej dhe menaxhohej çdo aspket tjetër i jetesës së këngëtares për 13 vite.
Deklaratat e tij janë pjesë e dokumentarit të ri të New York Times “Controlling Britney Spears”.
Sipas mediave të huaja, akuzat e Alex janë të vërtetuara me e-mail, me mesazhe, me tekst dhe regjistrime regjistrime në të cilat ai kishte qasje gjatë nëntë viteve si drejtues i sigurisë kibernetike në Black Box.
“Telefoni i saj dhe bisedat private u përdorën aq shpesh për ta kontrolluar atë. Nuk dukej sikur ajo po trajtohej si një qenie njerëzore”, tha ai.
Nga ana tjetër, avokati i babait të yllit të muzikës pop tha për “Time” se të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë nga gjykata.
“Të gjitha veprimet e tij ishin brenda parametrave të fuqisë që i ishte caktuar nga gjykata. Veprimet e tij u bënë me dijeninë dhe pëlqimin e Britney-t dhe avokatit të saj të caktuar nga gjykata”, ka thënë avokati më herët.
Discussion about this post