Ka pasur tensione të shumta edhe në seancën e sotme në Kuvend, teksa PD-ja kishte lajmëruar se kjo e sotmja nuk do të ishte një seancë normale.
Ndërkohë që kryeministri Rama ka lënë sallën, pasi duket se nuk ka duruar dot më thirrjet e bërë poshtë karriges së tij. Në seancë mungon dhe protagonisti tjetër, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Hollandë.
Ndërkohë që debatet nuk kanë munguar mes Ballës, Bashës dhe Ruçit. Kreu i PD-së e ka quajtur deputetin Balla një pallosh.
Debati:
Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar, Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.
Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës?
Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?
Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy liderët e huaj. Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton, Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Ballës)
Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.
Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren. Zbulohet banderola para Ramës
Ashtu si edhe pritje, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohe që kryedemokrati Basha akuzonte dyshen Rama-Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post