Është zbardhur dëshmia e dhënë në Prokurori nga 35-vjeçari Arjan Shahaj, i cili vrau me sëpatë të atin dy ditë më parë. Dosja e tij ka kaluar në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë, ndërsa masa e sigurisë do të jepet gjatë ditës së nesërme.
Shahaj është shprehur se ai është dhunuar nga i ati gjatë gjithë kohës, dhe ditën e ngjarjes ai e ka qëlluar me pëllëmbë, çka është bërë shkak që ai të ndërmerrte veprimin ekstrem.
“Babai më keqtrajtonte që i vogël. Ditën e ngjarjes më thoshte hip në një pemë dushk të lartë dhe pri degët. Unë e kundërshtova dhe ai më qëlloi me pëllëmbë. Nuk durova dot dhe e qëllova me sëpatë”, është shprehur Shahaj.
Pas ngjarjes ai u kthye në banesë dhe mori prej aty disa të holla, ndërsa u arrestua nga ana e policisë në afërsi të Levanit, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet furgon drejt Tiranës, në tentativë për tu arratisur.
35-vjeçari ja qenë i dënuar dhe më herët me 7 vite burg, për shkak se ka tentuar që të vrasë një bashkëfshatar. Po ashtu ai ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij, e cila nuk e ka denoncuar. Sipas Policisë, Shahaj ka pasur problem të shëndetit mendor dhe ka qenë i shtruar dy herë në spital në Tiranë.
(E.K/Faxweb.al)