18:27 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk e bëre si burrat profesor”, mesazhi i ndjerë i gazetarit: Lotët më kanë errësuar shikimin ndërsa…

19:40 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e parakohshme e Fatos Baxhakut, politika mesazhe ngushëllimi: Asnjë kompromis në dëm të misionit

Gazetari i njohur, Artan Hoxha e ka shprehur përmes një mesazhi të ndjerë vdekjen përpara kohe të gazetarit dhe publicistit të njohur, Fatos Baxhaku për të cilin shprehet se ishte një nga profesionistët e rrallë që nuk rend’te pas faqeve të paranë ballinat e gazetave apo revistave të cilat ka punuar dhe drejtuar.

“Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar”. 

Teksa tregon se mes lotësh i ka shkruar fjalët e mëposhtme, Hoxha shprehet se Fatos Baxhaku prej kohësh ishte dhe do të mbetet një gur i rëndë në gazetarinë shqiptare”

“Lamtumire profesore…
Profesor, sepse qe diten e pare qe e kam njohur, ketu e 23 vite me pare, nuk kam guxuar ti drejtohem kurre ne emer. Pa asnje diskutim ai ishte, dhe do mbetet nje nder te paktet dhe te rrallet profesore te vertete te gazetarise shqiptare. Gazetarise bio, asaj te vertetes.
Nuk e bere si burrat profesor. Na le kaq shpejt vetem 55 vjec.
Ike kur jo vetem studentet e gazetarise, ata qe aspirojne te behen gazetare te vertete, por edhe ata qe kane vite e dekada ne kete profesion kishin nevoje per penen dhe mendjen tende. 
Per nje keshille prej profesori te vertete, te pakompromis, per nje sugjerim prej profesionisti ekselent, per nje kritike nga ato taze qe ne qetesine e artikuluar prej teje, te digjnin me shume se cdo gje tjeter.
Lotet me kane erresuar shikimin ndersa shkruaj, por ma kane kthjelluar mendimin per humbjen qe na ke shkaktuar. 
Me duket e pabesueshme kur mendoj se nuk do te takohemi me te ajo tavolina jote e perhershme, te lokali Friend’s Book House. Nuk do ta kthejme ndonje gote nga ajo e forta e Skraparit, ndersa nis e tregon shtruar si nje krua ne male. 
Nese kishte mbetur ende ne kete vend, ndonje GAZETAR nga ata prej te cileve mund te mesoje sa here qe e takoje apo e lexoje, ishe pikerisht ti. 
Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar. 
Sa here qe nje student apo aspirant per gazetari me pyet, se cilin emer do ti sugjeroja si model ne kete vend, ishte pikerisht emri yt. 
Fatos Baxhaku prej kohesh ishte dhe do te mbetet nje gur i rende ne gazetarine shqiptare. 
Nuk e di pse zoti gjithnje i merr me shpejt prane tij me te miret e kesaj bote. Por ky eshte rasti flagrant qe e provon kete padrejtesi hyjnore…
Te qofte i lehte dheu i kesaj toke, qe e deshe dhe e pershkrove me mire se askush tjeter ne reportazhet e tua…”, shkruan Artan Hoxha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artan hoxhafatos baxhaku
Pas

Denoncoi të shkuarën e Valdrin Pjetrit, Gazment Bardhi: Dorëzimi i Edi Ramës në Shkodër është…

Para

Basha nënshkruan marrëveshjen me banorët e Astirit, cilat janë disa nga pikat e saj (Video)

Para
Basha nënshkruan marrëveshjen me banorët e Astirit, cilat janë disa nga pikat e saj (Video)

Basha nënshkruan marrëveshjen me banorët e Astirit, cilat janë disa nga pikat e saj (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.