Tërmeti në Shqipëri, tronditi të gjithë dhe bëri që të solidarizohen shumica me viktimat dhe familjet e prekura nga kjo katastrofë natyrore që goditi shtetin shqiptar. Federata, klube, presidentë e sportistë të ndryshëm, fytyra të njohura e shoqata e milionerë të shumtë dhuruan dhe ndihmuan me aq sa kishin mundësi, që shumica publikuan shumat e donuara për bamirësi.
Mirëpo i heshtur qëndronte filantropi dhe sipërmarrësi që sponsorizon klubin e futbollit “Shkëndija”, Lazim Destani. Sipas “Albeut”, Lazim Destani dhe familja e tij kanë dhuruar 3 milionë euro për familjet e prekura në qytetin e Durrësit dhe të njejtën nuk e ka bërë publike.