11:28 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nuk e djeg mandatin, Hajdari deklarata të forta për opozitën: E kam të vështirë të luftoj përkrah LSI-së

18:36 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk e djeg mandatin, Hajdari deklarata të forta për opozitën: E kam të vështirë të luftoj përkrah LSI-së

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ka deklaruar se ka vendosur për të mos e djegur mandatin e deputetes, sepse sipas saj kjo është një mënyrë që ka zgjedhur për ti shërbyer të ardhmes së vendit.

Hajdari deklaroi se nuk ka patur një ftesë për të qenë e pranishme apo për të dhënë mendime ditën kur u mor vendimi për djegien e mandateve.

Gjithashtu ajo komenoi edhe mundësia që Partia Demokratike ta përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj siç bëri me deputetin Myslim Murrizi duke thënë: “Ka ndodhur dy herë edhe me tim atë që e kanë përjashtuar nga Partia Demokratike, ai është titulluar si kryetar i kësaj partie, dhe për këtë vendim PD është penduar. Prandaj duhet të jemi shumë të matur me këto vendime”.

Pjesë nga deklarata:

Ky është një moment shumë i vështirë për jetën time, jam vënë përpara një përgjegjshmërie shumë të lartë politike dhge njerëzore. Të gjithë jemi në gjendje ta shikojmë se ku është e ardhmja por kemi mbi supe të kaluarën.

Jemi në një udhëkryq, dhe mendoj se duhet të zgjedh një rrugë që ka të bëjë se sit i shërbejë të ardhmes së Shqipërisë dhe qytetarëve. Parlamenti i jep oksigjen demokracisë, dhe mendoj se qëndrimi në Parlament është vendimi më i duhur për ti shërbyer të ardhmes së Shqipërisë. Në momentin që u thirr mbledhja për djegien e mandateve nuk jam thirrur, por edhe nëse do të merrja pjesë do të deklaroja se kjo dëmton interesin e vendit dhe raportet me BE-në dhe SHBA-në. mendoj se ky është një vendim i marrë në mënyrë rrufe dhe vendime të tilla koha na tregon se mund ta çojnë vendin në destabilitet.

Unë do të doja që ky lloj modeli politik që e ka çuar vendin drejt destabilitetit politik i ka kushtuar shumë vendit. Akuzat ndaj meje vijnë nga shpirtë-ngordhurit dhe shpresë-shiturit, mua më intereson të jem përfaqësuese e denjë e popullit, një nënë e mirë dhe një grua e mirë, nuk më bëjnë përshtypje sharjet dhe etiketimet. Ka ndodhur dy herë edhe me tim atë që e kanë përjashtuar nga Partia Demokratike, ai është titulluar si kryetar i kësaj partie, dhe për këtë vendim PD është penduar. Prandaj duhet të jemi shumë të matur me këto vendime.

Unë nuk mund të marrë pjesë të marr vendime kundër interesit dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo bëhet duke luftuar brenda parlamentit, ne duhet të përmirësojmë sistemin aktual, dhe ky ka qene qëndrimi im. Edhe nëse më parë kam shprehur të djegim mandatet për t’ju bashkuar studentëve, e kam bërë për të përmirësuar sistemin. E kam shumë të vështirë të luftoj përkrah LSI-së, nuk është në moralin tim. Kjo parti është konstatuar edhe nga ndërkombëtarët që është e përfshirë në blerjen e votës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: RUDINA HAJDARI ZERI I AMERIKES
Pas

Lejet e ndërtimit/ Ina Zhupa: Pse ka frikë Veliaj të presë shiritin e kullave

Para

Detaje të reja nga vdekja e 50-vjeçarit në Fier, Albpetrol: Nuk është punonjës i kësaj kompanie

Para
Detaje të reja nga vdekja e 50-vjeçarit në Fier, Albpetrol: Nuk është punonjës i kësaj kompanie

Detaje të reja nga vdekja e 50-vjeçarit në Fier, Albpetrol: Nuk është punonjës i kësaj kompanie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Ndahet nga jeta Artan Lame

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.