Është shkarkuar nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani. Mësohet se shkarkimi i tij nga detyra e ka marrë Qeveria e Kosovës me kërkesën të partisë së tij Nisma Socialdemokrate.
Hasani e mbante postin e tij që prej 9 shtatorit të vitit 2017.Insajderi mëson se në vend të Hasani është emëruar zv/ministrja e kësaj ministrie që vjen nga Nisma, Arbresha Krasniqi. Përveç MTI-së, partia e Fatmir Limajt udhëheq edhe Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
(J.D/Faxweb.al)