11:35 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Nuk e duam më jetën”, flasin prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt në pishinën e hotelit

07:36 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk e duam më jetën”, flasin prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt në pishinën e hotelit

Një vajzë 4-vjeçare shqiptare është mbytur dy ditë më parë në pishinën e një hoteli në Naxos të Greqisë.

Tragjedia ndodhi në hotelin ku punonte mamaja e vogëlushes, e cila e kishte marrë me vete pasi nuk kishte ku ta linte.

Prindërit e 4-vjeçares kanë folur për emisionin “Tatiana Live” në një televizion grek, duke shpjeguar si ndodhi ngjarja.

“U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”, ka thënë mamaja e 4-vjeçares.

“Kisha shkuar për të pastruar disa dhoma, kurse vajza po vraponte dhe u rrëzua në pishinë. Nuk ishte askush që ta ndihmonte”, tregon Danieli, babai i vogëlushes shqiptare.

Sipas të atit, vajzën e nxorri nga pishina një person tjetër që punonte në hotel. Ai thotë se lajmëruan ndihmën e shpejtë, por ambulanca u vonua. Më pas shkuan në qendrën shëndetësore, tregon Danieli, dhe aty u thanë se do të lajmëronin një helikopter për ta transportuar sepse vajza kishte ende puls. Por, ai shton se këtë ja thanë për ta mbajtur me shpresa të rreme.

“Ëngjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptar dhe prej 20 vitesh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptar. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”, thotë Danieli.

Pas

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e SHBA-ve, pse do të mbahet mend

Para

Kaka’: U lumturova kur ika nga Reali dhe Mourinho

Para
Kaka’: U lumturova kur ika nga Reali dhe Mourinho

Kaka’: U lumturova kur ika nga Reali dhe Mourinho

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.