Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari drejtojnë në dy televizione të ndryshme në të njëjtën orar programet e pasdites. Edhe pse e sapofutur në treg, Bieta tregon se ajo ka një vlerësim për ‘konkurenten’ e saj, dhe se ajo nuk e ka ngrënë bukën kot gjatë gjithë këtyre viteve që është nën drejtimin e emisionit.
Cila ka qenë pjesa më e vështirë kur tu besua detyra, fakti që do e merrje këtë pasditen në një gjendje jo shumë të mirë, apo fakti që do të kishe përballë një kundërshtare si Rudina e cila është stoike në vendin e vet?
“E vërteta është kjo. Pavarësisht se jam emër që jam menduar disa herë për të drejtuar emisionin “Pasdite në Top Channel”, por nuk ka rezultuar asnjëherë emri im. Në momentin që drejtuesi aktual i televizionit Ben Blushi me rekomandoi, unë pa një pa dy e pranova. Unë kisha një ide timen për nje emision timin, një marke timen. Për sa i përket konkurrencës, përballë Rudinës. Ajo ka shumë vite dhe unë shpeshherë edhe kur flas me njerëz i them që ajo nuk e ka ngrënë bukën kot. Shumë autorë në emisionin e pasdites janë ndërruar dhe kjo krijon paqëndrueshmëri tek shikuesi. Kështu që unë them që edhe ajo nuk e ka ngrënë bukën kot, por edhe nga televizioni ka qenë hapësira e lënë bosh.”
Bieta tregoi gjithashtu që matësit e audiencës janë shumë të rëndësishëm për të. Ndërsa me shumë sinqeritet ajo shprehet dhe për momentin e saj më të vështirë me një të intervistuar.
“Ka qenë në lidhje skype me Ermonela Jahon. Para hyrjes kishim bërë provën në skype dhe Ermonela ishte gati. Por pas siglës hyrëse lidhja në skype nuk ishte, ndërkohë flisja sepse duhet të mbushja transmetimin. I ftuari i pjesës së dytë nuk kishte ardhur ende dhe çfarë të bëja 15 minuta? Më shkonin dy gjëra në mendje: çfarë do bëj dhe mos po dukem si budallaqe. Kur shikoj tek led-i përballë fytyrën e Ermonelës doja ta përqafoja.”
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post