Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka komentuar postet teknike që u propozuan nga Basha dhe u mbështetën nga Rama.
Sipas Halimit ai vlerëson dy propozimet e fundit të Lulzim Bashës, Erinda Ballancën si Avokate të Popullit dhe Klement Zgurin si kryetar të KQZ-së.
Halimi shprehet se Erinda Ballancën, e njeh në kohën kur para vitit 2005 mbronte Edi Ramën në gjykatë. Në atë kohë Rama kryebashkiak ishte paditur nga Sokol Olldashi për abuzim me fondet e Festës së Pezës. Ai shton më tej se Erinda Ballanca nuk ka qenë asnjëherë në PD dhe është një avokate e zonja.
Më tej ai komenton edhe Klement Zgurin ku sipas Halimit është burrë i mençur racional e profesionist ndryshe nga Denar Biba.
REAGIMI:
Dy fjale per propozimet e Bashes për Avokat i Popullit dhe kryetar të KQZ. Dje Lulzim Basha beri disa propozime qe do votohen sot ne Kuvend, por une dua te ndalem ne 2 prej tyre qe jane me mandat te plote: Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.
Erinden e kam njohur ne gjykate si kolege kundershtare; une avokat i Olldashit dhe ajo e Edi Rames, kur Olldashi e akuzonte per koncertin e Pezes. Olldashi e fitoi gjyqin pak para zgjedhjeve te 2005 por une kujtoj se Erinda ishte nje avokate profesioniste ashtu si kolegia e saj Evelina Qirjako e cila perfaqesonte Nanon dhe qeverine ne ate kohe. Deri ne 2005 une isha avokat dhe nder te tjere perfaqesoja eksponente te PD ne gjykata, ndersa Evelina dhe Erinda eksponente ne PS.
Une iu bashkova politikes, Evelina shkoi ne gjykate te larte me votat e PD, ndersa Erinda qendroi si avokate duke bere zgjedhjen e saj gjate 12 vjeteve. (ndoshta me te duhuren).
Cdo njeri racional e di se kur semuret kerkon mjekun me te mire, pa e pare se cilin ka mjekuar para tij, te majte apo te djadhte, dhe njelloj mendon edhe kur duhet te shkoje ne gjyq, zgjedh avokatin qe mendon se eshte me I miri.
Ndaj per kete arsye mendoj se Edi Rama ka zgjedhur atehere Erinden si avokate.
Erinden nuk e kam pare ndonjehere te hyje ne PD, por kjo eshte tregues per lartesine e propozimit per te.
Lulzim Basha mund te kishte bere nje konkurs fasade, si ai para 5 viteve qe beri Edi Rama, ku te kishte zgjedhur dike tjeter, ndonje militant pasi pa as me te voglin dyshim ka shume profesioniste qe jane militante te PD. Por zgjodhi Erinden si nje avokate profesioniste, civiliste e shkelqyer per te cilen jam I bindur se edhe opozita e neserme do gjeje avokaten e saj, ndaj sot kot jane merzitur mediat prane PS.
E njejta dhe per Klementin. Une e di qe ne Basha mund te kish zgjedhur ndonje militant ne PD qe mund te hidhej ne zjarr per PD, qe te kish qene drejtor I Bashes si Denari drejtor I Rames, te kish qene kamikaz si Denari, por zgjodhi Klementin, burrin e mencur racional e profesionist per ti treguar kundershtarit politik se e sheh perzgjedhjen e njerezve ne institucione jo si nje proces fasade, por me pergjegjesine per te zgjedhur me te miret, me profesionistet.
Suksese te dyve edhe Erindes edhe Klementit.