Blogerja Armina Mevlani është një prej femrave më të ndjekura në rrjetet sociale ku dhe komentohet mjaft nga publiku për postimet e saj.
Së fundmi ajo është bërë pjesë e aplikacionit të ri në rrjetin social “Instagram”, ku nëpërmjet “Instastory”-t ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i bëjnë pyetje e më pas ajo do u përgjigjet.
Në njërën prej përgjigjeve Armina ka zbuluar diçka që deri tani askush nuk e dinte
“Ku i ke bërë buzët?”, i shkruan dikush. “Tek një parukeri poshtë shtëpisë”, shkruan Armina duke qeshur, teksa ka habitur fansat me përgjigjen.
Discussion about this post