Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. Balla deklaroi se nuk ka asnjë shans që opozita t’i bllokojë ato, ndërsa kujtoi dhe ashpërsimin e Kodit Penal, për çdo person që tenton që të ndalë qytetarët që të votojnë.
Balla foli dhe për dekretin e presidentit Meta për Vetingun në Polici, të cilin tha se mazhoranca do ta rrëzonte.
“Zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor dhe se luan as topi. Nuk i japim mundësi Bashës dhe huliganeve të marrin peng vendin. Zoti Ilir Meta vendosi të ktheje ligjin e vettingut. Sot mazhoranca do ta rrëzoje dekretin e presidentit.
Përdorimi i bombave molotov ndaj institucioneve është akt terrorist. Përpjekje e dështuar për të rrëzuar autoritetet kushtetuese. Nuk bën PS marrëveshje në kurriz të kushtetutes kurrë, kush guxon të tentojë të pengojë një zgjedhes të vetëm 5 vite burg”, deklaroi Balla nga Kuvendi.
Ndërkohë që një nga fjalimet më të forta të bëra sot në Kuvend, ishte ai i demokrates Rudina Hajdari, e cila tha se Rama dhe Basha kanë bërë një pakt të fshehtë mes tyre. (Lexo edhe ketu)
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post