Humbja e djeshme që pati Juventusi ndaj Napolit, duket se nuk është kapërdirë nga ana e tifozëve të flaktë.
Kështu deputeti socialist Erion Braçe nuk ka lënë gjë pa thënë ndaj trajnerit të Juves, Masimiliano Alegri.
Braçe e quan idiot dhe sipas tij, Alegri është fajtori për gjendjen e keqe që po kalon Juventusi.
Postimi i plotë i deputetit të Partisë Socialiste në Instagram:
Napoli e stermeritoi!
Ky idiot shembullor ja doli ta shkaterroje kete ekip!
E kishte ndeshjen vendimtare,
ate qe duhet ta fitonte patjeter dhe,
kish pergatitur dhe e detyroi gjithe ndeshjen ekipin te luante per barazim!
Nje Juve e tille eshte e pashikueshme!
Fare fare! Per turp!
Ky ekip di vetem te luftoje,
nuk ka ditur kurre te barazoje!
Juve mund ta humbte vete kampionatin dhe ky trajner idiot po e detyron ekipin te humbe!
Dy here rresht, dy ndeshje banale!
Me Crotonen eeeeeej, e dyta sot!
Per te mos folur per gafen e tmerrshme ne Madrid.
Tani te shporret sa me pare!
(E.K/FAXWEB.AL)