Këtë muaj Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më një ceremoni madhështore pranë liqenit të Comos në Itali.
Vetëm ditën e sotme Lori ka ndarë më ndjekësit në Instagram foto nga nata e festës, ku mund të themi me plot bindje se ka shkëlqyer.
Lori shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë argjendi, me flokë të mbledhura dhe dekolte të hapur, pamje e cila u komplimentua menjëherë nga ndjekësit e saj në Instagram.