Socialistja, Blerina Gjylameti, foli sot në seancën plenare të Kuvendit me akuza dhe ironi kundrejt opozitës.
Gjylameti i bëri thirrje opozitës që të ndajë mendjen, të vendosë nëse është pro apo kundër SPAK-ut.
Gjylameti: Ne nuk e mbrojmë Erionin, por të zbatohen standardet. Erioni mik jo vetëm i imi por i çdo socialisti por nuk është gjëja e duhur që t’ia ndërpresësh kontratën pa zbatuar standardet. Nuk mund të ndërpritet një kontratë në mes se në fund të ditës është i zgjedhur.
Flasin për ëndrra ndërkohë që vazhdoni të mendoni se ëndrrat do ju dalin. Në 11 majj ëndrra do ju dali, por do ju dali një makth. Nuk keni qenë alternativë dhe nuk do të jeni. Ne nuk jemi ata që në darkë e akuzojmë SPAK dhe në mëngjes e mbrojmë. Nuk jemi ata që kur godet të djathtët themi sa gabim bëri dhe kur godet të majtët sa mirë që bënë.
Ndani mendjen, jeni pro apo kundër. Duhet të ndani mendjen se pa ndarë mendjen nuk mund të jeni alternativë për shqiptarët. Mua të gjitha argumentet që lini këtu më duket se po përgatisni alibinë e humbjes. Ndajeni mendjen sepse jeni paradoksalë, jeni komplet kontradiktorë.