08:32 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk e njohim siç duhet”, studiuesja: Të promovohet figura e Gjergj Fishtës, të ndërtohet muzeu për të

21:07 | 20/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk e njohim siç duhet”, studiuesja: Të promovohet figura e Gjergj Fishtës, të ndërtohet muzeu për të

Studiuesja Rovena Vata paraqiti disa propozime mbrëmjen e sotme për promovimin e figurës së At Gjergj Fishtës. E ftuar në emisionin “Oda”, kritikja ngriti si fillim shqetësimin se figura e Fishtë nuk njihet shumë.

“Ne nuk e njohim siç duhet Fishtën, nuk e kemi studiuar. Ka dëshmi shumë të forta që lidhin faktorin e jashtëm me faktorin e brendshëm. Është promovuar Fishta dhe librat e tij sepse nipi i Kol Pacit, Mark Paci ka mbajtur lidhje gjaku. Familja Paci është familja e origjinës së Fishtës. Faktori i jashtëm ka qenë faktor vendimtar për të nxjerrë në pah të gjithë figurën dhe imazhin e Gjergj Fishtës sepse figura e tij u denigrua. Të njëjtin ndikim diaspora shqiptare po e jep edhe sot e kësaj dite.

Në 1958 Maksimilian Lambertzi ka përkthyer në gjermanisht “Lahutën e Malcisë”. Janë botuar artikuj për Fishtën në Nju Jork, në Milano, në Boston, në Mynih, në Stamboll. Është simbolike mbajtja e një simpoziumi shkencor për Gjergj Fishtën në datat 2 dhe 3 nëntor të këtij viti. Gjergj Fishta ka bërë lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njohur Shqipërinë”, tha Rovena Vata.

Ajo bëri disa propozime për ta njohur edhe më shumë At Gjergj Fishtën. Midis të tjerash, studiuesja kërkoi që të restaurohet shtëpia ku ka jetuar për pak kohë Fishta, të ndërtohet një muze për të në Fishtë të Zadrimës, të krijohet një revistë me kontributet e tij apo edhe që dita e lindjes së Fishtës të jetë festë kombëtare. Sa i takon ngritjes së muzeut, kritikja deklaroi se do të ngrihet Shoqata e Gjergj Fishtës për të mbledhur kontrbitute financiare. Rovena Vata ju bëri thirrje institucioneve shtetërore që këto thirrje të mos bien në vesh të shurdhët, por të bëhet diçka për promovimin e At Gjergj Fishtës.

“Për të promovuar figurën e Gjergj Fishtës kam dhënë disa propozime. Do t’iu drejtohem me letër të gjitha autoriteteve përkatëse që të ketë edhe një motivim për çdo pikë që unë kam kërkuar. Ditëlindja e Fishtës të jetë festë kombëtare, shoqëruar edhe me një çmim ndërkombëtar që jep Shqipëria, një çmim Nobel. Të shpallet muaji fishtian ku të mbahen simpoziume, etj. Këtë propozim e kam konsultuar edhe me ekspertë sesi mund të përpilohen këto shkresa.

Do të krijohet edhe një revistë shkencore me emrin e Gjergj Fishtës, ku të pasqyrohen të gjitha kontributet që ka dhënë ai dhe për çështjet fetare. Këto kërkojnë edhe një fond të caktuar financiar, kështu që ne do të krijojmë Shoqatën e Gjergj Fishtës dhe do të ketë të anëtarësuar të gjithë anëtarët e gjalkut të familjes së Gjergj Fishtës. Programet arsimore nuk janë të pasura me veprat e Gjergj Fishtës dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që të jetë më e promovuar. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni mungon jashtëzakonisht shumë figura e tij, e kam gjetur vetëm me një poezi.

Fishta ka qenë edhe një paqedashës i madh, kujtoj vrasjen e vëllait të tij dhe ai e fali gjakun. Kështu që kërkoj që t’i jepet ambasadori i paqes në botë. Universitetet, Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, rrugë, institucionet e rëndësishme, të kenë emrin e Gjergj Fishtës. Muzeu Historik Kombëtar të ketë një pavion për Gjergj Fishtën. Kam kërkuar edhe rikthimin e çmimit Nobel për At Gjergj Fishtën”, u shpreh pedagogia.

Ajo ndau edhe një problem që po pengon ngritjen e muzeut për At Gjergj Fishtën. Sipas saj, toka ku është planifikuar të ndërtohet ka probleme pronësie.

“Shtëpia-muze është shtëpia ku ka jetuar pak vite Fishta. Kemi një lajm të mirë nga muzeu, është marrë vendimi për restaurimin e kësaj shtëpie. Muzeu është propozuar të ndërtohet në trojet ku ka lindur Fishta, në Fishtë të Zadrimës. Ka konflikt pronësie për ndërtimin e muzeut dhe deri në ndërtimin e tij, ne do t’iu shkojmë deri në fund kërkesave dhe do të zgjidhet ky ngërç.

Nismëtarë për promovimin e Gjergj Fishtës janë edhe familjarët, ata janë të vendosur në këtë rrugë. Tani kanë ngelur vetëm institucionet që të përgjigjen. Kemi shpresë që të gjitha këto propozime nuk do të bien në vesh të shurdhët. Diaspora shqiptare është shumë optimiste dhe kontribuese. Familjarët e Fishtës nuk po kërkojnë një fond të veçantë për Fishtën, është një nismë e ndërmarrë nga familjarët e Fishtës. Nuk mungojnë fondet për ndërtimin e muezut të Fishtës.

Nuk po kërkohet fond, por po kërkohet vetëm zgjidhja e këtij ngërçi për truallin ku duhet të ndërtohet muzeu. Me zgjidhjen e konfliktit besoj se do të ketë një dritë jeshile”, u shpreh studiuesja Rovena Vata në emisionin “Oda”.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: gjergj fishta
Pas

Ilir Meta pret në Presidencë Alexi Soros, zbardhet se për çfarë është diskutuar (Ja kush e shoqëronte)

Para

Zbardhen akuzat për të cilat u arrestua politikani i njohur Italian: 7900 euro për 4477 vota, si bashkëpunonte me mafien

Para
Zbardhen akuzat për të cilat u arrestua politikani i njohur Italian: 7900 euro për 4477 vota, si bashkëpunonte me mafien

Zbardhen akuzat për të cilat u arrestua politikani i njohur Italian: 7900 euro për 4477 vota, si bashkëpunonte me mafien

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.