Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Real Story’ ka komentuar sot deklaratën e ish deputetit Astrit Patozi i cili në një intervistë sot ne media nuk e mohoi idenë për një parti të re brenda PD-së.
“Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë, e konsideroj absolutisht për mua jashtëzakonsisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”.
Ndërkohë më herët në media Patozi deklaroi se një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë.
“Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokatëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”
(M.Q/Faxweb)