01:22 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Nuk e prisja dorëheqjen e Starovës”, Agostineli zbulon kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit

23:24 | 15/07/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk e prisja dorëheqjen e Starovës”, Agostineli zbulon kush mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit

Para pak ditësh, trajneri Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen nga posti i teknikut të skuadrës së Partizanit, duke e lënë kështu skuadrën pa trajner.

Mirëpo duket se Partizani i sezonit të ri është në dorë të Luçiano Moxhit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Partizanit, Agostineli tregon se si e pa ekipin në dy ndeshjet në Ligën e Europës, mirëpo u shpreh i habitur për dorëheqjen e Starovës. Sakaq, i pyetur se kush do ishte trajneri i duhur, ai ka përmendur Luçiano Moxhin.

“Unë nuk mund të gjykoj nga ky pozicion që kam. Është Luçiano Moxhi. Ai është një garanci shumë e madhe për këtë klub.

Se çfarë do t’i japë Moxhi Partizanit mbetet për t’u parë, por nëse sheh eksperiencën e tij priten gjëra shumë të mëdha. Presidenti Demi ka marrë më të mirin e mundshëm.”, është shprehur Agostineli gjatë intervistës.

Mister Agostineli, Partizani humbi në dy takimet e turit të parë eliminator të Ligës së Europës. E prisnit një paraqitje të tillë?

Pa dyshim që nuk e prisja një paraqitje të tilla. Më ka ardhur vërtet keq që ekipi i Partizanit nuk arriti të kalojë dot një tur këtë sezon në Europë. Por i tillë është futbolli.

Mund të quhet dështim një eliminim i tillë nga të kuqtë?

Jo, nuk mund të them apo ta quaj dështim. Është një paraqitje e keqe, që nuk sjell të ardhura për klubin. Kjo është e gjitha e asaj që ndodhi në ato dy takime.

Por që mbetet me shije të keqe…

Mbetet pa dyshim një rezultat i keq që të le shije të hidhur në gojë, pasi pritshmëria ishte për tjetër gjë.

Menjëherë pas eliminimit nga Liga e Europës trajneri Starova dha dorëheqjen. Sipas jush, a ishte vendimi i duhur nga trajneri?

Po më habisni. Kur ka ndodhur kjo? Nuk jam në dijeni të këtij lajmi.

Disa ditë pas eliminimit, Starova dha zyrtarisht dorëheqjen si trajner…

Nuk di se çfarë të them, nuk kam fjalë të komentoj një gjë të tillë, por kur një trajner largohet gjatë një sezoni të nisur është një humbje e dyfishtë. Si për trajnerin, ashtu edhe për klubin.

Ju që e njihni mirë ambientin, kush mendoni se do të ishte trajneri i duhur për Partizanin e sezonit të ri?

Unë nuk mund të gjykoj nga ky pozicion që kam. Është Luçiano Moxhi. Ai është një garanci shumë e madhe për këtë klub.

Çfarë mund t’i japë Moxhi Partizanit?

Se çfarë do t’i japë Moxhi Partizanit mbetet për t’u parë, por nëse sheh eksperiencën e tij priten gjëra shumë të mëdha. Presidenti Demi ka marrë më të mirin e mundshëm.

Nëse do tju kërkohej të ishit sërish trajneri i Partizanit, do të ktheheshit?

E prisja që të ma bënit një pyetje të tillë. Ju si mendoni?

Është diçka që u përket ju ta vendosni…

Unë kam kaluar një aventurë shumë të mirë te Partizani dhe kam kujtime shumë të bukura, prandaj nuk po e zgjas më shumë. Një përshëndetje të gjithëve. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: andrea agostineli
Pas

“Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar”, Berisha MESAZH NGUSHËLLIMI për familjarët e të rinjve që humbën jetën në det

Para

6 frutat që ju ndihmojnë të keni lëkurë të shëndetshme e plot jetë gjatë verës

Para
6 frutat që ju ndihmojnë të keni lëkurë të shëndetshme e plot jetë gjatë verës

6 frutat që ju ndihmojnë të keni lëkurë të shëndetshme e plot jetë gjatë verës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.