Pas zgjedhjeve loakle të 14 majit, kryeministri Edi Rama ka filluar edhe turin e tij të falenderimeve në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij turi, Rama u ndal ditën e sotme edhe në Lazarat.
Kreu i qeverisë është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy dite më parë.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi qarkun e Gjirokastrës, edhe pse Lazarati është një zonë e cila nuk e votoi Partinë Socialiste. Sipas rezultateve të KQZ-së PS kryesuar nga Flamur Golemi mori vetëm 214 vota kundrejt Dorjan Lanit të ‘Bashkë Fitojmë’ i cili rrëmbeu 923 vota ose më shumë se 80% të tyre.